Politikë

Basha prezanton zëdhënësen e fushatës: Është arkitekte, e ardhmja ndërtohet me vizion dhe ndershmëri

Shkruar nga Liberale

Basha prezanton zëdhënësen e fushatës: Është

Lulzim Basha, lideri i Koalicionit Euroatlantik ka prezantuar zëdhënësen e fushatës. Një ditë më parë Basha çoi në KQZ emrat e kandidatëve për deputetë në të gjitha qarqet

"Doriana Musai, zëdhënësja e Koalicionit Euroatlantik! Një profesioniste e zonja, një qytetare e angazhuar dhe një zë i ndershëm për ndryshimin e vërtetë.

Si arkitekte dhe planifikuese urbane, Doriana e di se e ardhmja ndërtohet me vizion dhe ndershmëri. Së bashku, do t’i japim Shqipërisë alternativën që meriton!Shqipëria meriton më shumë" shkroi Basha rreth prezantimit të zëdhënëses së fushatës elektorale.

Rreth kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, Basha theksoi se "Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik do të jenë në garë me listë të hapur. Ne u besojmë qytetarëve, do të jenë ata që do të vendosin me votën e tyre se kush do t’i përfaqësojë. Jo dinosaurët e tranzicionit dhe listat e tyre me kamikazë anti-drejtësi."

"Kush merr 1 votë më shumë në listën e hapur, do të shkojë në Parlament për t’i dhënë zë shumicës së shqiptarëve që duan ndryshim. Kjo është sfida jonë: një garë e hapur, një mundësi reale për ndryshim, një politikë që punon për t’i shërbyer mirëqenies së familjeve shqiptare dhe i jep fund pandëshkueshmërisë. Shqipëria meriton më shumë. Qytetarët shqiptarë meritojnë ndryshim, jo riciklim!"

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH