Politikë

Kandidon babain në Berat, Adriatik Lapaj: Ja pse në listat e mbyllura kemi vendosur prindërit dhe familjarët

Shkruar nga Liberale

Kandidon babain në Berat, Adriatik Lapaj: Ja pse në listat e mbyllura

Emrat e kandidatëve për deputetë janë depozituar në KQZ, teksa politikanët dhe të rinjtë aspiratë për ulëset në Kuvend po japin sqarime dhe detaje lidhur me mënyrën e ndjekur gjatë plotësimit të listave.

Së fundmi ka qenë kreu i koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili ka shpjeguar arsyen se pse emri i babait të tij, Ferman Lapaj, ishte vendosur në listat e mbyllura në qarkun e Beratit.

Lapaj ka thënë se listat e mbyllura të koalicionit të tij janë të përbëra nga prindërit dhe familjarët të kandidatëve si garanci për listat e hapura, në të cilat garojnë vetë ai, Endri Shabani, Pano Sako, por jo vetëm.

“Listat e mbyllura te Nismës Shqipëria Bëhet janë të përbëra nga prindërit dhe familjarë të kandidatëve si garanci për listat e hapura. Të gjithë anëtarët e kryesive të koalicionit tonë garojnë në listë të hapur, përfshirë dhe kryetarët.
Lista e hapur do të thotë që nuk ka rëndësi renditja e kandidatit. Në fund renditja do të bëhet sipas votave që merr secili. Ecim”, shkruan Adriatik Lapaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH