Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit është shprehur se më 11 maj do të votojë për ish-bashkëshortin Ilir Meta.
Ky i fundit ndodhet në burg që prej tetorit 2024 dhe akuzohet për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
“Kam pasur në plan për të kandiduar e pavarur, por duke ditur logjikën e Ilir Metës dhe gjendjen ku ndodhet Partia e Lirisë, jam tërhequr”, tha Kryemadhi.