Politikë

"Rri pa ngrënë 2 ditë", Rama sqaron deklaratën: Nuk thashë se s'kam çfarë ha, por për t’u kujdesur për mendjen

Shkruar nga Liberale

"Rri pa ngrënë 2 ditë", Rama sqaron deklaratën:

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në “Sy mSy”, ku tha se ka kaluar dy ditë pa ngrënë, shkaktoi shumë reagime, duke u interpretuar si një shenjë e varfërisë ose e sakrificës.

Sot, në të njëjtën rubrikë, ai sqaroi më tej këtë koment, duke theksuar se nuk e tha për të treguar se nuk ka çfarë të hajë, por si pjesë të një praktike që ka të bëjë me kujdesin për trupin dhe mendjen.

Edi Rama: Pashë që ishin marrë shumë me atë që thashë unë lidhur me mosngrënien, po është habi e madhe. Nuk thashë që nuk ha bukë dy ditë se nuk kam çfarë ha, dhe nuk e thashë për t’u dukur sikur jam një njeri pa bukë, prandaj mos kujtoni se bëj këto gjëra që ju them për mua.

Nuk e kisha në atë sens, por këneta kënetë e keni parasysh.

Desha të them që e bëj këtë gjë për arsye komplet tjetër, për arsye se agjërimi, jo si besimtar, por për tu kujdesur për mendjen në radhë të parë, pastaj edhe për trupin sepse mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë, dhe për të lehtësuar veten nga ngarkesa, është një metodë dem baba dem, nuk është një gjë që lidhet thjesht me besimin. Abstenimi nga ushqimi, duke konsumuar ujë natyrisht, çaj ose pije pa kalori, bën që të fillojë një pastrim i qelizave dhe të rritet qartësia mendore. Në këtë mënyrë efekt tjetër është edhe mbajtja në një farë mënyre në kontroll e peshës.

Por kujt ti flasësh?! 48 orëshi është akoma më mirë sepse thellon pastrimin. Unë dy tre herë e kam bërë, sepse është i fortë, edhe për shkak të detyrës është e vështirë për ti thënë dikujt që s’mundem, por sjell ndryshime të mëdha në fiziologji, provokon humbje të konsiderueshme të yndyrës, ka efekt të madh në sistemin imunitar, mbi zorrën, janë të gjitha gjëra që i kam studiuar si sportist i kahershëm. Fillova të ndjej ngarkesat, por e bëj rrallë këtë gjë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH