Në foto, Fan Noli, Marie Noli (nëna e Fan Nolit), Sulltane Noli (motra, në këmbë) dhe mësuesja e Shkollës së Vashave në Korçë, Polikseni Dhespoti (Kekezi), bashkëshortja e atdhetarit Kristo Papastefan Luarasi, në nëntor të vitit 1911 në Sofje.
Më 13 mars 1965, në Fort Lauderdale, Florida, ShBA, ndërroi jetë një nga personalitetet kryesore të kulturës sonë kombëtare, Fan Noli. Që kur ishte i ri ai u bë një mendimtar dhe aktivist i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Nuk ka fusha të jetës sonë ku Fan Noli nuk ka lënë gjurmë. Ai u dallua si shkrimtar, studiues, diplomat, politikan, historian, orator dhe themelues i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i cili shërbeu si kryeministër dhe regjent i Shqipërisë në vitin 1924, gjatë Revolucionit të Qershorit.
Pas përmbysjes së Revolucionit në dhjetor 2024, Noli largohet nga Shqipëria dhe vendoset për disa kohë në Vjenë, për tu shpërngulur më pas në SHBA ku qëndroi deri në fund të jetës. Konsiderohet një ndër mëndjet më të mëdha që kombi shqiptar nxori gjatë shekullit të kaluar.