Politikë

Begaj dhe Rama urojnë shqiptarët për Ditën e Verës

Shkruar nga Liberale

Begaj dhe Rama urojnë shqiptarët për Ditën e Verës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm urimin për Ditën e Verës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka ndër një video, teksa uron qytetarët.

“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.

Edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës.

Urimi i Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook shoqërohet me foton e shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës: ballakumen, ëmbëlsirën tradicionale, lulet dhe degën e ullirit, të cilat, gjithashtu, përcjellin dëshirën për ardhjen e një stine të gëzueshme, të mbarë e të begatë.

“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!” – shkruan në urimin e tij Begaj. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH