Politikë

Lulzim Basha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Uroj ndryshime pozitive për shqiptarët në maj!

Shkruar nga Liberale

Lulzim Basha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Uroj ndryshime pozitive

Kreu i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha ka uruar soty shqiptarët me rastin e Ditës së Verës.

Deputeti demokrat nga Elbasani, i ka uruar shqiptarëve verë të mbarë, shëndet dhe mbarësi. Ai nuk ka ngurruar të shprehë dobësinë që ka për këtë qytet dhe thotë se 14 marsi është një ditë mirësie. Në fund, Basha thotë se Elbasani dhe Shqipëria meritojnë më shumë dhe shpreson që ky ndryshim të nisë nga maji.

"Është kënaqësi e jashtëzakonshme që ndodhem në mes të qytetarëve të Elbasanit, qytetit tim të dytë ku kam shërbyer për një kohë të gjatë si përfaqësues. Të ndodhem sërish në këtë qytet, i cili i ka dhënë kaq shumë Shqipërisë, kombit tonë dhe të shpreh pa asnjë kompleks dobësinë që kam për Elbasanin, qytetarinë, vlerat dhe kulturën që rrezaton ky qytet.

Është një ditë mirësie, një ditë pozitive, siç uroj nga zemra të jetë kjo verë për gjithë shqiptarët duke nisur pse jo nga një verë e hershme, 1 maji. 1 maji i ndryshimeve pozitive. Elbasani, Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë. Në këtë ditë vere jam mbledhur këtu me grupin e kandidatëve për deputet të cilët i thonë po vlerave qytetare, i thonë po ndryshimit dhe jo riciklimit sepse të gjithë jemi këtu duke besuar se Elbasani meriton më shumë, Shqipëria meriton më shumë."- u shpreh Basha. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH