Bota

Vuçiç: Zgjidhja me Kosovën duhet të jetë një lloj kompromisi

Shkruar nga Liberale

Vuçiç: Zgjidhja me Kosovën duhet të jetë një

Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiç.

Në mesin e temave, sigurisht se vend zuri edhe çështja e Kosovës, për çka Vuçiqi tha se “zgjidhja” mes dy vendeve duhet të jetë një lloj kompromisi.

“Për dallim nga njerëzit në Prishtinë, të cilët nuk dua t’i kritikoj e as ta shfrytëzoj rastin e të them gjëra të këqija për ta, do të them se jemi nën presion të madh për këtë çështje, të gjithë apo shumë njerëz duan të minojnë integritetin tonë territorial dhe kushtetutën tonë.

Por, gjëja kryesore është se ne gjithmonë kemi qenë të hapur për t’u afruar me një konsensus apo marrëveshje mes nesh dhe Prishtinës, por duhet të jetë një far zgjidhje kompromisi, jo e njëanshme”, deklaroi Vuçiqi në këtë intervistë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH