Politikë

Mbyllja e TikTok/ Berisha premton nga Elbasani: Më 12 maj aplikacioni rikthehet në telefona!

Shkruar nga Liberale

Mbyllja e TikTok/ Berisha premton nga Elbasani: Më 12 maj aplikacioni

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se aplikacioni TikTok do të rikthehet në Shqipëri në datën 12 maj, pas masave të ndërmarra për mbylljen e tij.

Gjatë një vizite në Elbasan për Ditën e Verës, Berisha iu drejtua një djali i cili ndodhej mes qytetarëve, duke i thënë se aplikacioni do të jetë sërish në dispozicion për përdoruesit shqiptarë.

Lideri i PD e shfrytëzoi këtë moment për të kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur atë një “censor” që ka frikë nga fjala e lirë.

Ai shtoi se më 12 maj, TikTok do të rikthehet dhe se Rama do të mbetet në histori si një nga censorët më të këqij, krahas babait të tij.

“Me datën 12 TikTok vjen sërish në telefona dhe Rama arkivohet si censori më i keq në histori pas babait të tij. TikTok-un do ta rikthejmë sërish. Ai ka frikë dhe tmerr nga fjalët tuaja”, u shpreh Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH