Ish-banorja dhe finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, iu bashkua mbrëmë shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 si pjesë e sfidës së mos-reagimeve, ku banorët nuk duhej të tregonin asnjë emocion ndaj hyrjes së saj.
Xheneta fillimisht u shfaq në oborr, më pas shkoi në lavanderi, ku Gjesti po flinte. Kur u përballën, tensionet nuk munguan.
Teksa ishin në oborr, me ngacmimet e Joz Markut, situata u ndez edhe më shumë. Në një moment, Gjesti lëshoi një koment thumbues që duket se i drejtohej Xhenetës: “Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend.”
Rikujtojmë që Gjesti ka shprehur më herët se është ndier i lënduar nga Xheneta dhe se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar në termat më të mirë.