Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Korçë-Pogradec, ku një motomjet ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Sipas informacioneve nga policia, në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. F., 18 vjeç, banues në Çaushli, Maliq, i cili dyshohet se drejtonte motomjetin që përplasi shtetasin A. S., 67 vjeç, banues në Velitërnë.
Fatkeqësisht, 67-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.