Vihet në pranga 19 vjeçari që plagosi me thikë 46 vjeçarin në qytetin e Bajram Currit. Ngjarja ndodhi një ditë më parë për motive të dobëta.
19 vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se është kryer plagosja, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.