
Ka ndërruar jetë 53-vjeçari shqiptar, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij në banesën në Sindos të Selanikut dhe më pas u vetëhodh nga ballkoni i katit të dytë.
Autori u dërgua në spitalin Papanikolaou në gjendje të rëndë, por nuk arriti që të mbijetojë duke humbur jetën.
Sipas mediave greke, 53-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij shqiptare, e cila ndërroi jetë si pasojë e pa plagëve të marra.
Pasi masakroi 44-vjeçaren, ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe arsyet e krimit të rëndë në familje.
Ndërkohë janë publikuar pamjet nga banesa ku ndodhi ngjarja shokuese.