Një shofer përplasi katër persona me makinën e tij ditën e sotme në Leicester. Sipas SkyNews, incidenti ndodhi pas një grindjeje të mëparshme mes tyre dhe katër personat e lënduar përfunduan në spital.
Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa njëri ka lëndime të lehta.
Policia konfirmoi se si autori i dyshuar dhe të lënduarit kishin marrë pjesë në një aktivitet privat pranë vendit të ngjarjes pak më parë.
31-vjeçari u arrestua nga autoritetet dhe akuzohet për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore me dashje, si dhe për shkaktim të lëndimeve të rënda përmes drejtimit të rrezikshëm të mjetit.
I arrestuari mbetet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga policia, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta të incidentit janë duke vazhduar.