Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar një ditë më parë se kryeministri Albin Kurti se duhet të paraqitet për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale, më 4 mars duke filluar nga ora 10:00.
Mirëpo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është paraqitur pasi ka zgjedhur të shkojë në Gjilan, ku do të vendosë gurin themeltar të një çerdheje të re.
Megjithatë, gazetarët e pranishëm para Prokurorisë Speciale kanë konfirmuar se kreu i ekzekutivit nuk është parë duke hyrë në objekt.
Zyra e Kryeministrit ka thënë se Kurti është i gatshëm të dëshmojë, por jo në ambientet e Prokurorisë. Ai i kishte ftuar prokurorët në zyrën e tij, me arsyetimin që edhe paraardhësit e tij janë intervistuar në këtë formë.
Në thirrjen e dhjetorit për paraqitjen e Kurtit në Prokurori thuhej se nëse refuzohet dhënia e dëshmisë pa arsyetim ligjor, ai mund të dënohet me gjobë, e nëse refuzohet shkuarja edhe pas gjobës, mund të paraburgoset.