Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur takimet në Kosovë me krerët e lartë shtetërorë.
Pas takimit, Sekretari Rutte dhe presidentja Osmani do të mbajnë edhe konfrencë për media para gazetarëve.
Rutte ka ardhur në Prishtinë pas një vizite që ka realizuar fillimisht në Bosnje e Hercegovinë, ku ka takuar liderët politikë të Bosnjës në një kohë kur stabiliteti i këtij shteti po cënohet nga Millorad Dodik.
Kujtojmë se vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi.