Kosova

Bekim Jashari: Faleminderit bashkëkombësve që vizituan e bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari

Shkruar nga Liberale
Bekim Jashari: Faleminderit bashkëkombësve që vizituan e

Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që bënë homazhe dhe vizituan Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për gjatë tri ditëve të Epopesë së UÇK-së.
 
Në një postim në Facebook, ai publikoi edhe fotografi nga “Nata e zjarreve” që u mbajt sot më përmbylljen e epopesë.
 
“Faleminderit mijëra e mijëra bashkëkombësve që këto ditë vizituan e bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, duke dëshmuar se historia jonë nuk harrohet kurrë”.
 
“Zoti e bekoftë kombin tonë!  Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, ka thënë Jashari.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH