Pak ditë pas negociatave në Stamboll dhe në një kohë kur Perëndimi po shton thirrjet për një armëpushim, Rusia nisi një nga sulmet më intensive me dronë ndaj Ukrainës, që nga fillimi I luftës në vitin 2022.
273 dronë u lëshuan në qiellin e Ukrainës gjatë natës, sipas forcave ajrore të Ukrainës. Sulmet kishin në shënjestër rajonet e Kievit, Dnipropetrovskit dhe Donetskut të vendit.
Sipas të dhënave nga forcat ajrore të Ukrainës, ky është sulmi më i madh me dronë që Rusia ka nisur kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës.