Kosova

Ambasada amerikane e cilësoi vizitën në spitalin e Mitrovicës së Veriut si "mision faktmbledhës"

Shkruar nga Liberale

Ambasada amerikane e cilësoi vizitën në spitalin e

Përfaqësues të ambasadës amerikane në Kosovë, së bashku me partnerë ndërkombëtarë, vizituan të hënën spitalin në Mitrovicën e Veriut. Ambasada amerikane deklaroi për se kjo ishte një vizitë faktmbledhëse për të kuptuar më mirë situatën në terren.

Përmes një përgjigjeje, ambasada theksoi se stabiliteti në Kosovë varet nga një lidership i përgjegjshëm që i përgjigjet nevojave të të gjithë qytetarëve. Po ashtu, ambasada ka theksuar se pret që Qeveria e Kosovës të sigurojë shërbime kritike të pandërprera për qytetarët e Kosovës.

Një përfaqësues i ambasadës shtoi gjithashtu se SHBA ka inkurajuar vazhdimisht Qeverinë e Kosovës të trajtojë çështjen e institucioneve paralele të drejtuara nga Serbia brenda proceseve si Dialogu i Ndërmjetësuar nga BE-ja.

Një ditë më parë, spitalin e vizituan gjithashtu përfaqësues nga QUINT, Zyra e BE-së në Kosovë, EULEX, OSBE dhe KFOR. Gjatë vizitës, delegacioni u takua me zyrtarët e spitalit për të diskutuar punën e institucionit dhe rolin e tij në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për ata që kanë nevojë. Delegacioni u prit nga Zlatan Elek, drejtori i Qendrës Spitalore Klinike të Mitrovicës së Veriut, dhe ekipi i tij.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH