Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur ditën e sotme në Kosovë për të vizituar babain e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Thaçi ka qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i shoqëruar nga forca të shumta policore për sigurinë e vizitës.
Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm, duke i mundësuar kështu që të kalonte një ditë në Kosovë për arsye humanitare.