Një incident i rëndë është regjistruar rreth orës 1:15 të mëngjesit ditën e djeshme pasi një zjarr shpërtheu në shtëpinë e kryeministrit britanik, Keir Starmer, në Kentish Town.
Zjarri u shua shpejt, pa shkaktuar të lënduar, por duke shkaktuar disa dëme në hyrje. Policia e Metropolitane dhe Brigada e Zjarrfikësve të Londrës janë angazhuar në hetimin e rastit, ndërsa një kordon policie ka bllokuar rrugën përreth shtëpisë.
Nërkohë një 21-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ai ka shkaktuar zjarrin.
Policia Metropolitane ka konfirmuar se arrestimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe i dyshuari është aktualisht në arrest.