Aktualitet

SHBA dhuron pajisje për burgjet në Shqipëri për të rritur sigurinë

Shkruar nga Liberale.al

SHBA dhuron pajisje për burgjet në Shqipëri për të

Ambasada e ShBA në Tiranë i dorëzoi dje pajisje të reja Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë. Vlera e tyre është rreth 340,000 dollarë dhe ato do të ndihmojnë në rritjen e sigurisë në burgje, si për të burgosurit, ashtu edhe për vizitorët dhe oficerët e sigurisë.

Pajisjet përfshijnë kompjuterë, mjete sigurie dhe programe kompjuterike që analizojnë të dhëna. Ato do të ndihmojnë edhe në përmirësimin e punës për të mbledhur dhe shkëmbyer informacion, sidomos në luftën kundër terrorizmit dhe për të ndaluar përhapjen e ideve radikale në burgje.

Që nga viti 2023, programi ICITAP i Departamentit të Drejtësisë së SHBA ka ndihmuar burgjet shqiptare me trajnime, pajisje dhe këshilla për të rritur aftësitë e tyre në fushën e inteligjencës. Falë kësaj ndihme, është krijuar Njësia e Inteligjencës Korrektuese, e cila ndihmon në parandalimin e krimeve brenda burgjeve dhe mbështet rehabilitimin e të dënuarve që duan të rikthehen në shoqëri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH