Bota

SULM I RËNDË brenda një shkolle/ E mitura hyn me thikë në dorë dhe qëllon kë i del para, plagosen dy nxënëse dhe një mësues

Shkruar nga Liberale

SULM I RËNDË brenda një shkolle/ E mitura hyn me thikë

Uellsi është tronditur ditën e sotme pas një sulmi të rëndë të ndodhur në një shkollë, ku dy mësues dhe një nxënëse u plagosën.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ysgol Dyffryn Aman”, në qytetin e Ammanford, teksa autore ishte një adoleshente. E mitura hyri në shkollë me thikën në dorë dhe sulmoi kë i doli para, deri sa u arrestua nga policia. Nuk dihet ende shkaku pse ajo e kreu sulmin, teksa policia arriti ta arrestonte.

Shkolla ku ndodhi sulmi ka mbi 2,000 nxënës nga mosha 15 deri në 18 vjeç.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH