Aktualitet

Biberaj: Rama shkoi për show në vendin e krimit

Shkruar nga Liberale
Biberaj: Rama shkoi për show në vendin e krimit

Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj e quan vizitën e kryeministrit Rama në familjen e 25 vjecarit të vrarë nga efektivi i Policisë, si një kthim në vendin e krimit.

Në një postim në Facebook, Biberaj shkruan se askush nuk ka kërkuar falje 48 orë pas ngjarjes, teksa paralajmëron se fundi i Ramës shtë afër.

"Ndodhi ajo që edhe pritej, i sapokthyer nga pazaret dhe lobingjet personale në SHBA, Edi Rama ka nxituar të shkoje tek vendi i krimit, ku para 48 orësh, policia e inkriminuar e tij, e frymëzuar nga arroganca, prepotenca, c'ekuilibrimi dhe dhuna verbale e tij ndaj qytetarëve shqiptarë, dhunoi dhe vrau 25 vjecarin Klodjan Rasha në derën e shtëpisë së tij. Akoma deri tani asnjë autoritet publik nuk ka kërkuar falje për këtë krim shtetëror, ndërkohë që policia e shtetit ka gënjyer dhe mashtruar me deklaratat e saj fallco. Kjo vizitë eshte show i radhës i inicuesit, frymëzuesit dhe sponsorizuesit të cdo akti dhune të segmenteve të inkriminuara shtetërore ndaj qytetarëve shqiptarë! Fundi i Edi Ramës është i shpejtë dhe i pa-shmangshëm!", shkruan Rama.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH