Kosova

“Besojmë në drejtësi”, vëllai i Liridona Ademajt flet pas seancës gjyqësore: U vra…

Shkruar nga Liberale
“Besojmë në drejtësi”, vëllai i Liridona Ademajt

Vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, Leonard Ademaj ka folur pas seancës dëgjimore që është mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Liridona u vra në mënyrën më mizore dhe makabre që mund të jetë. Ishte grua, motër dhe nanën e fuqishme dhe doli të jetë heroinë dhe për fëmijët e saj. Ne po e përmbajmë vetën sepse ajo nuk donte asnjëherë të na shihte në këtë gjendje”, tha ai.

Ademaj ka deklaruar se në ditën kritike Liridona ka qenë në shtëpinë e tij, dhe i ka thënë të qendrojë së bashku me fëmijët, por ajo u largua.

“Pasi ka mrri në Prishtinë, ka folur me babin dhe e i ka kallxu që kanë mbërri por që po shkojnë me hanger darkë. Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të alivanosur. Nuk dojsha me besu që Liridona ka vdekë, kam shkuar në spital Gjakovë dhe kam kërkuar me ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë”, ka ai.

Sakaq, Ademaj ka zbuluar se çfarë i kanë thënë fëmijët e motrës së ndjerë: “Dajë na kanë dal përpara na kanë sulmu, na kan lyp paret unë nuk jau kom jep. Jemi kon kerr na ka marrë babi kemi ec rrugës, e kemi harru mamin në kerr”.

Ai shtoi se fëmijët nuk e kanë kuptuar ende se ju ka vdekur nëna.

“Nuk ka pasur ditë bese, ne besojmë në drejtësinë e Kosovës. Me fëmijët kemi pasur kontakt, ata janë mirë. Janë duke u përkujdesur prindërit e Naimit”, është shprehur Ademaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH