Aktualitet

BE thirrje për uljen e tensioneve në Veri, Osmani: Sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacënueshëm!

Shkruar nga Liberale
BE thirrje për uljen e tensioneve në Veri, Osmani: Sovraniteti dhe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri ku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se integritet dhe sovraniteti i shtetit është i pacënueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me Kushtetutë e ligj.

Osmani thekson se ‘Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim’.

Postimi i plotë:

Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës)

Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë.

Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH