Aktualitet

Bardhi anuloi zgjedhjet, Pampuri thirrje demokratëve për të votuar: Nesër nis rrugëtimi i ndryshimit të PD-së

Shkruar nga Liberale
Bardhi anuloi zgjedhjet, Pampuri thirrje demokratëve për të

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD, deputetja Orjola Pampuri, ftoi anëtarët e Partisë Demokratike të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike, që mbahen të shtunën.

Duke e cilësuar një ditë të rëndësishme jo vetëm për demokratët, por për gjithë shqiptarët, Pampuri tha në konferencën për shtyp, se prej së nesërmes do të fillojë konsolidimi dhe reformimi i kësaj partie, për t'u bërë një alternativë e qeverisjes së vendit.

“Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike, nesër është një ditë e rëndësishme për të gjithë demokratët, por pa diskutim dhe për të gjithë shqiptarët, të cilët u lodhën në këto dy vite me skena të cilat nuk do ti kishin hije Partisë më të madhe të djathtë në Shqipëri, me skena të cilat nuk mund të ngjallnin kurrsesi shpresë dhe besim.

Shqiptarët nga nesër meritojnë një Parti Demokratike të konsoliduar, të organizuar, një parti demokratike, lidershipi i së cilës të jetë në partneritet të ngushtë me ShBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe.

Është e qartë se shqiptarët janë të lodhur me skena e debate, retorike të përsëritur politike, të cilat i interesojnë vetëm një njeriu: Edi Rames. Shqiptarët duan zgjidhje, duan një opozitë të fortë sot dhe një alternativë qeverisese nesër. Demokratët duan të rikthehet shpresa. Dhe nga nesër nis rrugëtimi për ndryshimin e shumëpritur.

Ftoj çdo anëtar të Partisë Demokratike, që ti drejtohet nesër kutive të votimit për të finalizuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD. E bashkë me të nisjen e procesit të ringritjes së Partisë Demokratike", tha Pampuri.

Këshilli Kombëtar i PD i thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi një ditë më parë, vendosi të anulojë zgjedhjet, duke e konsideruar procesin anti-statutor dhe farsë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH