Aktualitet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kundër paketës anti-shpifje

               Publikuar në : 13:39 - 16/12/19 liberale

Kundërshtimi i paketës anti-shpifje që qeveria kërkon ta votojë në Kuvend, ka ardhur edhe nga Kosova. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i është bashkuar thirrjes së gazetarëve dhe mediave shqiptare, organizatave të medias, të shoqërisë civile si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat kërkojnë nga qeveria shqiptare të tërheqë paketën ligjore “anti-shpifje” që i është propozuar Kuvendit.

Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mediat audiovizuale dhe Ligjin për komunikimet elektronike, Autoriteti i Medieve Shqiptare (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Postare dhe Elektronike (AKEP) do të lejohen të bllokojnë menjëherë faqet e internetit të mediave, të vendosin gjoba të papërballueshme për gazetarët dhe penalizime të rënda deri në mbylljen e portaleve. Edhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Desir paralajmëroi se “gjobat e tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt”, thuhet në reagim.

Thirrjes për tërheqjen e dy projektligjeve që kërcënojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, i janë bashkuar edhe Federatat Evropiane dhe Ndërkombëtare të Gazetarëve (EFJ / IFJ). Sipas tyre propozimet nuk janë në përputhje me praktikat më të mira të vetë-rregullimit dhe do të kishin një ndikim negativ në lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back