Një 25-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet V. M., u kap në flagrancë në rrugën “Kongresi i Lushnjës” me 27 doza kanabis, me 63 500 lekësh të reja dhe një telefon celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
25-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” . /Gazeta Liberale