Aktualitet

Arben Kraja drejtuesi i SPAK, si e njohin gazetarët Hoxha e Abilekaj

Shkruar nga Liberale
Arben Kraja drejtuesi i SPAK, si e njohin gazetarët Hoxha e Abilekaj

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmbysën me votë të enjten një vlerësim të mëparshëm të tyre dhe ngjitën prokurorin Arben Kraja në krye të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Kraja mori votat e 6 nga 11 anëtarëve të KLP-së, ndërkohë që rivali tjetër në garë, Altin Dumani siguroi votat e 4 anëtarëve.

Gazetari Artan Hoxha në emisionin Opinion, që trajtoi pikërisht ngritjen e SPAK këtë të enjte, tha se Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e diktaturës.

“Ky kur ka nisur punën, në ‘87 ka mbaruar Fakultetin Ekonomik. Pastaj ka bërë Juridikun. Kraja ka një veçanti, ka një pikë kontakti me këto peshqit e mëdhenj. Nga marsi i 2001 deri në 2002 ai ka qenë drejtor i Strukturës Anti-korrupsion të Ilir Metës, kur ka qenë kryeministër. Tek çështja me Bashën, ka patur dosjen Durrës-Kukës. Si drejtues ai ka eksperiencë të gjatë, mes këtyre (8 anëtarët e SPAK) ai më duket me elokuenti”, tha gazetari Hoxha.

Për gazetarin tjetër Enton Abilekaj, kreu i SPAK nuk ka lënë ndonjë gjurmë pozitive.

“Është një njeri konformist. Ka qenë në çdo pushtet që ka ardhur. Kjo platforma që ka paraqitur aty nuk është ndonjë gjë e madhe. Në karrierën e tij nuk ka lënë ndonjë gjurmë pozitive. Ishte kandidati me i afërt me mazhorancën.”, tha Abilekaj.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme është drejtuesi administrativ i SPAK dhe ka për kompetencë që t’u caktojë çështjet prokurorëve, bazuar në specializimin e tyre. Ai koordinon punën me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe ka një luan një rol të rëndësishëm në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit./ Opinion.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH