Aktualitet

Ambasadori i BE "jep urdhër": Të mos ketë vonesa për SPAK dhe BKH

Shkruar nga Liberale
Ambasadori i BE "jep urdhër": Të mos ketë vonesa

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i pranishëm në konferencën e përbashkëta të ministrave të Drejtësisë në Ballkan, e cila po mbahet në Tiranë tha se reforma në drejtësi është pjesa e historisë moderne e vendit tonë, përmes së cilës, qytetarët pa dallim do të gjejnë atë që u ka munguar prej vitesh.

Ambasadori bëri thirrje të mos ketë vonesa të pajustifikuara për krijimin e SPAK dhe BKH.

“Gjithçka ka të bëjë më drejtësinë, sepse ajo është themeli i demokracisë funksionale. BE ka qenë krenare dhe është krenare që ka punuar pa fund për të mbështetur ShqipëriNë në reformën në drejtësi. Reformat nuk ndodhin se pse i kërkojmë ne , por reformat kërkohen nga qytetarët. Asnjë ndryshimi themelor nuk ndodh brenda natës, por duhet të filloj diku. Reforma në drejtësi, është pjesë e historisë moderne të Shqipërisë. Ne presim krijimin e BKH dhe SPAK dhe detyra është që mos të këtë ngadalësim në këtë rrugëtim. Historia e reformës në drejtësia është një histori përkushtimi konsensusi mes palëve politike. Nuk ka demokraci pa drejtësi që mbron të drejtat e qytetarëve”, - tha Soreca. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH