Aktualitet

Alimehmeti: Omicron do të infektojë ata që janë kursyer deri tani

Shkruar nga Liberale
Alimehmeti: Omicron do të infektojë ata që janë kursyer deri

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar në “Kjo Javë”, tha se Omicron është një variant që do të infektojë ata që janë kursyer dhe kanë patur fatin të mos infektohen. Alimehmeti u shpreh se po shohim infektime të atyre që janë vaksinuar në fillim të vitit ku vaksina e ka humbur efektin e mbrojtjes dhe se mbrojtja natyrale imunitare është shumë e fortë.

“Ne aktualisht jemi në rënie të lehtë por të qëndrueshme. Të gjithë indikatorët, testet, numri i të shëruarve i viktimave është në rënie të ngadaltë. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Por do të ketë një rritje rastesh sepse është e pamundur mos të ketë një rritje rastesh. Ndoshta mund të jetë një variant që mund të infektojë ata që deri më sot ishin kursyer, kanë pasur fatin të mos infektohen. Por sëmundja e rëndë është më pak probabël tek Omicron në krahasim me Deltën dhe ky është faktor aleat në krahun tonë. Shumica e të infektuarve janë të paimunizuar, pra që nuk e kanë kaluar Covid dhe që nuk janë vaksinuar. Rreth 90% janë të paimunizuar. Kjo 10% do analizuar pak. Janë gjithmonë vaksina që janë bërë që në fillim. Pra që mungon ajo e treta. Kemi që imuniteti natyror mbron fort ndërsa vaksina mbron shumë shkurtër me dy doza. Ne valën e vaksinimit e bëmë në mars-maj dhe sot shohim që dozën e tretë e kanë bërë shumë pak nga këta të vaksinuar. Ndërgjegjësimi është individual, nuk vlen –për të gjithë njësoj. Të gjithë kanë arsyet e veta. Tani duhet të kalojmë në një fazë ku duhen takuar vetë, ndoshta me udhëheqës lokalë. Nuk kemi futur në lojë edhe udhëheqësit fetarë që janë shumë të rëndësishëm, por kemi mbetur vetëm tek media. Intervistat në Skype janë më të mira dhe ju garantoj që mund të kenë sukses. Ne e dimë që do të ketë një fashë personash që nuk do të vaksinohen por tek ata që kanë dyshime duhet të bëjme diçka”- tha ai.

Alimehmeti u shpreh se niveli i antiturupave është vetëm një pazëll e sistemit imunitar dhe nuk duhet të mjaftohesh vetëm me një test serologjik pasi antitrupat bien dhe rriten.

“Antitrupat shërbejnë vetëm për diagnosifikim. Pra kur ke vendosur një diagnozë tek një person që ka pasur shenja por që nuk e di se çfarë ka sepse nuk ka bërë një tampon apo ke pasur raste kontakti dhe pa shenja bërja e antitrupave tregon nëse ai ka qenë i ekspozuar ndaj virusit. Kjo është vlera e madhe e antitrupave. Pastaj niveli ulet apo rritet nuk na intereson pasi është vetëm një copë e pazëllit të sistemit imunitar. Le të dalin edhe negative sepse antitrupat bien. Por kemi edhe antitrupa të tjera që nuk i masim se është e vështirë dhe ne i injorojmë. Të bazosh vendimmarrjen tek antitrupat jo. I vetmi arsyetim është që kur këta janë në nivele me mijëra që janë raste shumë të rralla dhe ndodhin kur sëmundja ndodh shumë afër. Por duhet përgjigje qelizore që nuk e bëjmë pasi bëhet përmes palcës së kockës dhe nuk i hyn askush. Kemi parë që edhe personat që rinfektohen fatmirësisht janë në forma të lehta dhe ka raste që nuk i gjejmë se s’kanë shenja”- tha ai.

Lidhur me marrjen e antibiotikëve kur ke shenja Covid por nuk ke bërë PCR Alimehmeti u shpreh se është tërësisht e gabuar. Sipas tij nuk ka nevojë për antibiotikë pa rekomandimin e mjekëve.

“Kjo është e tmerrshme. Me antibiotikë, kortizonë , mjekime të patestuara kemi abuzuar tmerrësisht shumë. Është për t’u habitur që shqiptarët tek mjekimet e patestuar shkojnë gjithë qejf dhe vaksinat thonë nuk i bëjnë se janë të testuara. Forma e lehtë është e një virozë, temperaturë, dhimbje koke, rrufë. Antibiotikët ndaj virusëve nuk shërbejnë për asgjë. Nëse ne kemi nevojë për antibiotikë kjo do të ndodhë më vonë kur ke pneumoni dhe mjeku ta rekomandon dhe jo kam parë komshiun. Shumica dërrmuese e të riinfektuarve janë shumë të rralla rastet e rënda ndërsa vdekjet nuk rrumbullakosen dot se janë shumë të ulta. Duhet të jetë një infeksion i identifikuar dhe jo më duket se e kalova. Këtë e kemi të ulët në Shqipëri. Duhet të jemi të imunizuar ai që nuk e ka kaluar. Kjo do të vazhdojë edhe me Omicronin si varianti i parë që po rrit infektimet më shumë se Delta”- tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH