Kosova

Albin Kurti flet për zgjedhjet në veri: Serbia duhet të arrijē një marrëveshje tē posaçme me Kosovën

Shkruar nga Liberale
Albin Kurti flet për zgjedhjet në veri: Serbia duhet të arrijē

Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të posaçme, në mënyrë që pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, që kanë shtetësi të dyfishtë, të mund të votojnë në territorin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare serbe, të caktuara për 17 dhjetor.

Kështu thuhet në letrën që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar shefit të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Michael Davenport, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë.

"Sa i përket çështjes së bashkëpunimit ndërshtetëror për votimet jashtë vendit, në mënyrë që të mundësohet votimi i qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje e posaçme midis Kosovës dhe Serbisë.

Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar. Dhe çdo kërkesë duhet të marrë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtete të barabarta, në pajtim me nenin 2 të Marrëveshjes Bazë të arritur këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Kurtit që mban datën e 17 nëntorit

Kurti iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve të arritur në shkurt në Bruksel. Më pas, Kosova dhe Serbia një muaj më vonë u pajtuan edhe për Aneksin e zbatimit të saj.

Në nenin dy të kësaj marrëveshjeje thuhet:

“Të dyja palët do të udhëzohen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH