Kronikë

Aksident në mbrëmje, makina përplas këmbësorin, i plagosuri niset me urgjencë në spital, shoferi në komisariat

Shkruar nga Liberale
Aksident në mbrëmje, makina përplas këmbësorin, i

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në “Rotondon e Savrës”, rreth orës 17:20.

Policia bëri me dije se i lënduari, shtetasi me iniciale A.Ç., 87-vjeç, pas aksidenti është transportuar me urgjencë në spital.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

“Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale”, thotë policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH