Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, përplasen dy mjete, dy të plagosur

Shkruar nga Liberale
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, përplasen dy mjete, dy

Një aksident është regjistruar sot në aksin Lezhë- Shëngjin. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Fill pas aksidentit ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë, ndërkohë që nga pamjet, dëmet janë të konsiderueshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH