Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Laç-Patok.
Bëhet me dije nga burimet për media se një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa viktima është goditur nga një automjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë viktima është dërguar me autoambulancave në morgun e Tiranës. Policia ndodhet në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.