Aktualitet

Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen me Italinë për emigrantët

Shkruar nga Liberale
Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen me Italinë për

Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen me Italinë për emigrantët

Marrëveshja me Italinë nuk mund të ratifikohet në Kuvend, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet. Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë vendimin, pas marrëveshjes mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga rreth 30 deputetët e opozitës kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.

Në vendimin e sapozbardhur, pezullohet automatikisht procedura e ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes me Italinë. Seanca për shqyrtimin e padisë së opozitës nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH