Aktualitet

26- vjeçarja përplas për vdekje një person në aksin Lushnjë- Rrogozhinë

Shkruar nga Liberale
26- vjeçarja përplas për vdekje një person në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, ku për pasojë ka humbur jetën një 70-vjeçar.

Bëhet me dije se automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

"Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH