Aktualitet

140 milionë lekë për partitë politike në vitin 2021

Shkruar nga Liberale
140 milionë lekë për partitë politike në vitin 2021

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka akorduar një fond prej 140 milionë lekësh për partitë politike për vitin 2021, që përkon me një vit zgjedhor. Shuma totale do të miratohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 2 shkurt.

Partia Socialiste do të marrë 63 417 047 lekë, Partia Demokratike 38 911 877 lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20 012 797 lekë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7 447 477 lekë, Lista e Barabartë 4 841 667 lekë dhe Partia Socialdemokrate 5 369 137 lekë.

Ndarja e fondeve, thotë KQZ, është bërë duke akorduar 70% sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20% në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare dhe partive politike që kanë përfituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10% sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH