Politikë

Shton bursa për 149 nxënës të tjerë ekselentë, Veliaj bën dallimin mes tyre dhe VIP-ave të ekranit  

Shkruar nga Liberale
Shton bursa për 149 nxënës të tjerë ekselentë,

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, dha lajmin se rreth 1500 nxënës ekselentë do të përfitojnë bursa për vitin 2022-2023.

“Në vendimin numër 12, miratimi i listës së nxënësve të arsimit para universitar në institucionet arsimore që përfitojnë bursa dhe pagesa për vitin 2022-2023”.

“Nuk na duhen miliona me dhjeta. Ne këta a duhen sepse janë një shpresë shumë e madhe për qytetin. Shpresoj që edhe në këto rrjetet sociale t’i promovoni dhe t’i inkurajoni. Jemi munduar edhe në tabelat e Tiranës”, u shpreh Veliaj, i cili pranoi se kemi një problem me kulturën si shoqëri. "Ka lloj-lloj vipash dhe emisione me vip-a, por shkojnë dhe vijnë. Këta janë ca vip-a që do i dëgjojmë gjatë dhe ua dëgjojmë këngën për mirë shumë më shumë se cikli i një emisioni televiziv”.

“Fatkeqësisht e kemi akoma një debat në 2023 se çfarë konsiderohet sukses. Ai i forti i lagjes, ai që merret me punë të pista, ai që tregon lukse të pajustifikuara apo ai që mëson fort dhe punon dhe është vullnetar dhe kontribuon në shoqëri”, tha kryetari i bashkisë së Tiranës.

“Dua që të kemi një kundër ofensivë të anti-kulturës, me kulturë, me dije dhe me arsim dhe ndaj këto 1206 janë shumë të çmuar për ne. Kjo është arsyeja pse ne e kalojmë buxhetin. Ne e kaluam në fund të vitit në dhjetor, por duke qenë se janë rinovuar kriteret nga Ministria e Arsimit, kanë përfituar edhe 149 nxënës të tjerë. Listës me 1206 i shtohen edhe këto 149 që i aprovojmë tani në janar”, tha Veliaj.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH