Politikë

"Lufta" brenda PS, Olta Xhaçka i merr mandatin Gjylametit vetëm për dy VOTA

Shkruar nga Liberale
"Lufta" brenda PS, Olta Xhaçka i merr mandatin Gjylametit

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave të KQZ-së kanë mbetur 2,985 zarfe të ardhura nga diaspora për t’u hapur.

Ndërkaq gara më e fortë është brenda "llojit" sidomos brenda Partisë Socialiste.

Në Tiranë, aty ku është mbyllur numërimi i votave për kandidatët, ish-ministrja Olta Xhaçka ka mundur të fitojë vetëm me 2 vota më shumë. Sipas të dhënave në KQZ-së, ajo ka mundur kolegen e saj socialiste Blerina Gjylameti, duke “i rrëmbyer” karrigen në legjislaturën e ardhshme.

Olta Xhaçka ka marrë 5806 vota, ndërsa Gjylameti 5804.

Po.ashtu garë e fortë edhe mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë. Shpesh gjatë numërimit ata bënë “rrokada”, herë duke dalë herë njëri para e herë tjetri, por duket se votat e diasporës konsoliduan pozitat e Rakipit.

Ky i fundit mori 189 vota më shumë se deputeti veteran i Partisë Socialiste.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH