Politikë

Berisha publikon foto nga takimi me Presidentin e IDU-së në Bruksel: E njohëm me farsën e fundit zgjedhore

Shkruar nga Liberale

Berisha publikon foto nga takimi me Presidentin e IDU-së në Bruksel: E

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar me Presidentin e IDU-së, Stephen Harper në Bruksel.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se e ka njohur presidentin e IDU-së me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri, ku manipulimet, shantazhet, vjedhjet dhe blerjet e votave, angazhimi i krimit të organizuar, sollën rezultatin e kërkuar nga narkokryeministri Edi Rama.

‘Një takim i rëndësishëm me Presdentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri’, shkruan Berisha në Facebook.  

Unioni Internacional Demokratik (IDU) i përbërë nga 84 organizata nga 65 shtete të botës, ka miratuar me votë unanime rezolutën që kërkon reforma të rëndësishme për forcimin e demokracisë në Shqipëri.

Anëtarët kryesorë të IDU-së janë partia republikane amerikane dhe konservatorët britanikë. Kërkesat e IDU-së për Shqipërinë përfshijnë ndalimin e persekutimit politik kundër udhëheqësve të opozitës, duke siguruar një mjedis të drejtë dhe të hapur për fushata pa frikë nga ndjekjet politike.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH