Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Durrësit, pjesë e verifikimeve paszgjedhore të zhvilluara nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).
Sipas rezultateve përfundimtare, ndryshimet janë të vogla dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve. Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste 5 vota.