Partia Demokratike ka dërguar një letër zyrtare kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ku shpreh shqetësime për mungesën e transparencës lidhur me pamjet filmike të qendrave të votimit dhe votat e diasporës.
Në letër, PD dhe koalicioni PD-ADSHM kërkojnë që KQZ të sigurojë pamjet filmike nga të gjitha qendrat e votimit në vend, të cilat janë kërkuar në mënyrë të përsëritur, si dhe informacion të detajuar për procesin e kthimit të zarfeve të votave nga diaspora. Partia kërkon të dijë nëse këto zarfe janë kthyer në mënyrë të rregullt përmes kanaleve të autorizuara të DHL-së apo në mënyra të tjera jashtë sistemit zyrtar.
Kjo kërkesë është bërë më 4 korrik dhe në të është njoftuar edhe organizata ndërkombëtare OSBE-ODIHR, e cila mbikëqyr procesin zgjedhor në Shqipëri.