Politikë

Ja kush është zyrtari i lartë i Europës që ka veshur atlete të bardha me yll si të Ramës

Shkruar nga Liberale

Ja kush është zyrtari i lartë i Europës që ka veshur

Në një forum për të ardhmen e kinemasë evropiane, Alain Berset, dy herë president i Zvicrës, tani sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës zgjodhi të flasë ndryshe: me fjalë të kujdesshme dhe me atlete.

Të bardha, me një yll të verdhë e blu, lthuajse identike me ato që ka kthyer në simbol Edi Rama.

Ja kush është zyrtari i lartë i Europës që ka veshur

Sepse kjo nuk është vetëm një zgjedhje veshjeje. Është një deklaratë. Një stil që Rama e solli në politikën evropiane që prej kohës kur nisi të sfidonte protokollet me atlete të personalizuara, si shenjë e lirshmërisë krijuese dhe refuzimit të hipokrizisë formale. Fillimisht i keqkuptuar, më pas i imituar.

Sot, një nga figurat më të rëndësishme të Evropës zyrtare, zgjedh këtë kod joformal për t’u afruar me artistët, me të rinjtë, me një tjetër gjuhë. Ndoshta me atë që u shpik në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH