Politikë

U paraqit në SPAK, Berisha zbulon para gazetarëve shënimin që i la Altin Dumanit!

Shkruar nga Liberale

U paraqit në SPAK, Berisha zbulon para gazetarëve shënimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar shënimin që i la kreut të SPAK, Altin Dumani ditën e sotme, pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës “Detyrim paraqitje”.

"Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Altin Dumanit, përbën një krim të rëndë antikushtetues në shërbim të narkoshtetit dhe kreut të tij, Edi Rama. Kjo është deklarata që unë i lashë kreut të Skapit." ishte mesazhi që lexoi Berisha. 

Kujtojmë se Sali Berisha duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në zbatim të masës “Detyrim paraqitje” lidhur me dosjen “Partizani”.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH