Politikë

Numërohen VOTAT e Diasporës, ja si u ndanë PS dhe PD më 11 maj

Shkruar nga Liberale

Numërohen VOTAT e Diasporës, ja si u ndanë PS dhe PD më 11

Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se emigrantët shqiptarë kanë votuar masivisht Partinë Socialiste.

Në 12 qarqe të vendit, demokratët kanë fituar vetëm në një qark, atë të Kukësit ku kanë marrë gati 62% të votave dhe PS-ja 27% të votave.

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të votave.

Në qarkun e Shkodrës PD-ja ka marrë 2 pikë përqindje më shumë se PS-ja, por në këtë zonë, PSD-ja e Tom Doshit ka fituar gati 7% të votave.

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH