Politikë

Humbi ZGJEDHJET/ Çfarë u bë me LaCivita, flet Berisha: Mos hyni në çështje private...

Shkruar nga Liberale

Humbi ZGJEDHJET/ Çfarë u bë me LaCivita, flet Berisha: Mos hyni

Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani. Ai u prit nga militantët dhe disa nga drejtuesit e strukturës së partisë Demokartike.

I pyetur nga gazetarët në ldhje me votën e Diasporës ku Berisha gjatë fushatës u shpreh shpesh se do ishin “fundi i narkoshtetit të Edi Ramës”.

Lideri demokrat nuk e pranon humbjen duke thënë se votat e emigrantëve u manipuluan dhe se

“përdhosja dhe shkelmimi që iu bë shqiptarëve të lirë në Europë do marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit”.

“Diaspora ka votuar masivisht për PD, por kutitë dhe votata e emigrantëve janë manipuluar njëlloj si në Korenë e Veriut. Diaspora ka votuar dhe të garantoj se Diaspora do e thotë fuqishëm fjalën e saj kundër narko shtetit. Sepse përdhosja dhe shkelmimi që iu bë shqiptarëve të lirë në Europë do marrë përgjigje shembullore po nga shqiptarët jashtë vendit.

Ata që menduan se do talleshin me votën e emigrantëve, do marrin përgjigje nga Diaspora.”

Ndërsa për Chris Lacivita, Berisha pati vetëm një koment: E falenderoj për punën që ka bërë.

“Dua ta falënderoj për punën që ka bërë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se edhe pse vetë është i hapur për publikun, duhet respektuar privatësia. 

“Çështjet e privatësisë, pavarësisht se unë jam i hapur, kanë privatësinë e tyre. Po mjaftohem me falenderimet,” tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH