Kryedemokrati Sali Berisha paraqitet në GJKKO.
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, sot në orën 11:30 mbahet seanca paraprake për dosjen “Partizani”.
Gjyqtarja Flojera Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo jo për gjykim dosjen për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan e Andia Pustinën.
Në seancën 5 majit, mbrojtja e Berishës kërkoi revokimin e vendimit për pavlefshmërinë e disa provave, duke pretenduar se çdo vendimmarrje e gjyqtares Gjoka do të ishte e pavlefshme nëse dokumenti i dënimit është autentik. Gjithashtu, më 13 maj, GJKKO rrëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Floreja Davidhi nga dosja.