Politikë

Ja kush është deputetja që i mori mandatin Zegjine Caushit

Shkruar nga Liberale.al

Ja kush është deputetja që i mori mandatin Zegjine Caushit

Pas rinumërimit të votave nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), Maldrita Bardho do të jetë deputetja e re që do të përfaqësojë Partinë Socialiste në qarkun e Fierit. Ajo i zuri vendin Zegjine Çaushit, pasi gjatë rinumërimit Bardhos iu shtuan votat, ndërsa Çaushit iu ulën.

Maldrita Bardho është e lindur më 14 mars 1984 në Fier. Ajo është farmaciste dhe ka një diplomë në Shkencat Farmaceutike nga Universiteti Kristal. Gjithashtu, ka përfunduar studimet në Biologji-Kimi në Universitetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Në karrierën e saj, Bardho ka punuar si farmaciste dhe si drejtuese teknike në një farmaci në Lushnjë. Ajo ka marrë edhe trajnime të tjera profesionale nga organizata ndërkombëtare ASME.

Përveç angazhimit profesional, ajo është edhe koordinatorja e Gruas në Njësinë Administrative Bubullimë, ku është përfshirë në aktivitete sociale dhe politike.

Nga shtatori, Maldrita Bardho do të ulet për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë si përfaqësuese e Partisë Socialiste nga qarku i Fierit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH